Sonte finalja e Superkupës së UEFA-së
Fituesit e Champions League dhe triumfuesit e Europa Legue do të përballen në mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Belfast në finalen e Superkupës së UEFA-s në stadiumin “Uinsdor Park”. Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari rus Sergej Karasev.
“Blutë” e Londrës e kanë fituar Superkupën vetëm një herë në vitin 1998, ndërkohë që ata kanë humbur tri përballjet e mëpasshme në vitet 2012, 2013 dhe 2019. Ndërkohë që për skuadrën spanjolle kjo do të jetë hera e parë që ata do të luajnë në një finale të Superkupës.
Hera e fundit që një ekip spanjoll e fitoi këtë trofe ishte në vitin 2018. Asnjëherë më parë të dyja ekipet nuk janë përballur në një kompeticion evropian. Villareal nuk njeh humbje në 15 takimet e fundit në Evropë.
Kampionët e Evropës kanë humbur vetëm dy herë në 12 sfidat e fundit në Evropë ndaj rivaleve spanjolle, ndërsa kanë fituar 5 takime.
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është shprehur mjaft optimist për një rezultat pozitiv në këtë duel dhe shtoi se lojtarët janë gati për sfidën. Në krahun tjetër, trajneri i nëndetëses së verdhë, Unai Emeri shpreson që do të arrijë të ngre lart trofeun për herë të parë në finalen e tij të tretë.