Sonte finalja mes Penzës dhe Prishtinës

05 tetor 2021 | 13:25

Sonte nga ora 19:00 në Pejë është finalja e madhe ndërmjet Penzës dhe Prishtinës.

Skuadra pejane e kishte më lehtë në gjysmëfinale, duke mundur Vëllaznimin me rezultat bindës 92:36, kurse sfidë shumë më interesante u zhvillua ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, që përfundoi në të mirë të skuadrës prishtinase 73:69.

Vashat pejane janë kampione të Kosovës, kurse ato prishtinase fituese të Kupës.

Sfida pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh rivalitetin ndërmjet këtyre dy skuadrave, por edhe formës dhe skuadrës që kanë.

Ndeshja transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa. Në ndeshjet e basketbollit lejohen 10 % e tifozëve, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose me Test PCR ose Rapid, ose Serologjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar…