
Sonte gjysmëfinalet e para në Evropa Ligë
26 prill 2018
| 11:45
Sonte (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet e para në kuadër të gjysmëfinaleve të Evropa Ligës.
Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit e pret skuadrën e Atletico Madridit. Pra, kjo është edhe ndeshja kryesore për faktin se skuadra që arrin në finale llogaritet edhe favorite për ta fituar trofeun e kësaj gare.
Në ndeshjen tjetër takohen Marseille dhe Salzburgu, ku luan me sukses reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha. Francezët cilësohen favoritë në përballjen e parë, por austriakët kanë bërë mjaft befasi në këtë edicion dhe nxjerrja e një rezultati pozitiv në Francë nuk është një gjë e pamundur. Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 21:05.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)