Sonte gjysmëfinalja e dytë, Trepça-Prishtina

16 prill 2023 | 13:53

“Beteja” në gjysmëfinale të “Play-off”-it vazhdon në fundjavë, ku zhvillohen ndeshjet e dyta.

Një super përballje pritet të dielën në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina.

Bardhkaltrit fituan duelin e parë 82:70, në një sfidë ku kishte shumë kthesa në rezultat, ndërsa atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e zjarrtë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë edicionit.

Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e pranon se përballja…