Sonte gjysmëfinalja e parë mes Bashkimit dhe Pejës

20 prill 2025 | 09:20

Bashkimi-Peja është një tjetër përballje e zjarrtë e gjysmëfinaleve të “Play-off”-it.

Prizrenasit përfunduan në pozitën e parë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa pejanët në vendin e pestë me 14 fitore e 14 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Yllin pas tri ndeshjeve.

Portokallezinjtë duan titullin e dytë në histori, pasi të parin dhe të vetmin e fituan më 2018, kurse Verdhezinjtë të shtatin në histori, ndërsa herën e fundit e fituan më 2023.

Në katër duelet e zhvilluara këtë edicion në elitë, prizrenasit kanë tri fitore ndaj pejanëve që kanë një fitore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy femra janë rrahur mes vete në Skenderaj. Policia në…