Sonte katër ndeshje interesante në Ligën Unike

05 mars 2025 | 12:25

Të mërkurën zhvillohen katër ndeshjet në kuadër të javës së katërt të Ligës Unike Meshkujt, në Grupin A dhe B. Bashkimi – Besëlidhja është një sfidë interesante në Prizren, ku të dy skuadrat luajnë për fitore.

Prizrenasit kanë një fitore e dy humbje, derisa Besëlidhja tri fitore dhe një humbje. Tri fitore dhe një humbje ka edhe Vëllaznimi, që pret në Gjakovë, Teutën e Durrësit. Ndërkohë, skuadra durrsake ka tri humbje në tri ndeshje. Në Grupin B, Tirana ndeshet me Golden Eagle Yllin. Takimi pritet të jetë interesant, duke marrë parasysh se të dyja skuadrat kanë nga dy fitore dhe dy humbje.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është në mes të Vllaznisë dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra në formë të ndryshme. Shkodranët kanë një fitore dhe tri humbje, ndërsa prishtinasit tri fitore dhe një humbje. Dy skuadrat më të mira të Grupit A dhe dy më të mirat e Grupit B do të kualifikohen në Final 4, që do të zhvillohet në fund të muajit mars në Kosovë.

Liga Unike – Java 4

Grupi A

Të mërkurën takohen:
19:00 Bashkimi-Besëlidhja
19:00 Vëllaznimi-Teuta

Grupi B

Të mërkurën takohen:
19:00 Tirana-Golden Eagle Ylli
19:00 Vllaznia-Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik dhe të…