Sonte katër ndeshje në Ligën e Kampionëve

12 shkurt 2025 | 10:55

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar edhe katër ndeshjet tjera në kuadër të fazës ‘play-off’ në Ligën e Kampionëve.

E marta mbrëma ishte një natë magjike për futbollin, ku u zhvilluar katër përballje interesante, ku vëmendja ishte në Etihad, me Real Madridin që mori një fitore të madhe 2-3 ndaj Manchester Cityt.

Në ndeshjet tjera, Paris Saint-Germain fitoi 3-0 në udhëtim te Brest, Juventusi mposhti 2-1 PSV Eindhovenin dhe Borussia Dortmund triumfoi 3-0 si mysafir i Sporting Lisbonës.

Interesant do të jetë edhe gjatë mbrëmjes së sotme, ku ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në Roterdam, ku Feyeenordi pret Milanin nga ora 21:00.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet gjithashtu në përballjet Monaco-Benfica dhe Celtic-Bayern Munich, të dyja në orarin e njëjtë.

Takimi i vetëm që pritet të fillojë nga ora 18:45 është ai në mes të Club Brruge dhe Atalanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Zgjedhjet kanë përfunduar dhe rezultati tashmë dihet.…