Sonte kompletohen çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve  

12 mars 2025 | 12:54

Pas Interit, Barcelonës, Bayernit dhe PSG-së, sonte do të mësohen katër ekipet e tjera që do të luajnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në “Metropolitano” të Madridit, sfida më e pritur është ajo mes Atletico Madridit dhe Real Madridit (2-1 për Ancelottin javën e kaluar).

Ka një ekuilibër të madh edhe në Lille, ku mbërrin Dortmundi, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Në Angli, sfidat duken më të lehta në letër: Arsenali pret PSV-në pas fitores 7-1 në Holandë, ndërsa Aston Villa përballet me Bruges, të cilin e mposhti 3-1 në Belgjikë.

Sonte takohen:

18:45 Dortmund – Lille
21:00 Atletico Madrid – Real Madrid
21:00 Arsenal – PSV
21:00 Aston Villa – Bruges

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian i tha Serbisë se vlerat themelore janë në…