Sonte koncert nga Kori i Filarmonisë për 80-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare

25 nëntor 2024 | 14:57

Në kuadër të ceremonisë solemne për shënimin e 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Kori i Filarmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, do të prezantojë një koncert të veçantë. Ngjarja do të mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare, sonte me fillim nga ora 17:00.

Në program do të interpretohen vepra nga kompozitorët e njohur të muzikës klasike të Kosovës, si Rexho Mulliqi, Rafet Rudi dhe Mendi Mengjiqi, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme për të pranishmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Halil Çadraku foli të hënën në Hagë për rolin…