Sonte Kosova përballet me Britaninë e Madhe
07 gusht 2019
| 11:20
Basketbollistët e Kosovës të mërkurën në “Minatori” të Mitrovicës do ta zhvillojnë ndeshjen vendimtare ndaj Britanisë së Madhe në parakualifikimet e “Eurobasket 2021”.
“Dardanët” janë të motivuar për këtë sfidë dhe nuk dorëzohen pavarësisht prej humbjes nga Luksemburgu. Fitorja do t’u ndihmonte shumë, derisa më 14 korrik, prapë në “Minatori”, e presin Luksemburgun.
Lojtarët kanë nevojë për përkrahje në njërën nga palestrat ‘më të nxehta’ në Kosovë. Ndeshja fillon nga ora 20:30, kurse tifozët e Kosovës, “Dardanët”, kanë konfirmuar praninë e tyre në palestër. Basketbollistët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve në përballjen vendimtare.
/Epoka e re/