Sonte Kosova përballet me Ishujt Faroe

03 nëntor 2022 | 14:27

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) i luan dy ndeshje me Ishujt Faroe në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023. Ndeshja e parë është të enjten (sonte, 19:30), ndërsa ndeshja e dytë është të shtunën (19:30). Të dy ndeshjet luhen në palestrën e qytetit në Istog.

Vashat dardane i presin dy ndeshje të vështira, por synimi është kalimi në raundin e dytë kualifikues. Kombëtarja e Ishujve Faroe është në ngritje, por Kosova është e kompletuar si asnjëherë më parë dhe vazjat tona po luajnë në nivelin më të lartë ndonjëherë. Kështu që synim mbetet kualifikimi.

Kombëtarja ka pasur fazë të suksesshme përgatitore, ndërsa atmosfera në grup është shumë e mirë. Të gjitha lojtaret kanë premtuar maksimumin për sukses. Shumë do të varet prej ndeshjes së parë që luhet sonte nga ora 19:30.

Po ashtu vajzat tona llogaritin në përkrahjen e shikuesve, ndërsa shpresohet se palestra në Istog do të jetë e mbushur me shikues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gati dy vite të negociatave në mes të gjashtë…