Sonte Liga e Kampionëve, vëmendja në ndeshjen Atalanta-United
Manchester Unitedi synon t’i regjistrojë tri fitore radhazi në Ligën e Kampionëve në përballjen që e zhvillon sonte (e martë) kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e kuq” aktualisht janë në krye të Grupit F, duke mbledhur gjashtë pikë nga tri ndeshjet e tyre të para, ndërsa Atalanta është e treta në grup me vetëm dy pikë prapa kundërshtarëve të sotshëm në Bergamo.
Atalanta do të jetë në këtë ndeshje pa shërbimet e Berat Gjimshitit, Robin Gosens, Rafael Toloi, Matteo Pessina dhe Hans Hateboer, kurse Manchester Unitedi është i kompletuar për këtë ndeshje. Trajneri Gian Piero Gasperini nuk e fshehu rëndësinë e përballjes me skuadrën angleze.
“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme, ku vlen vetëm fitorja. Me rezultate të tjera, gjërat nuk do të ndryshonin shumë. Ne e dimë që na nevojiten edhe gjashtë pikë për ta kaluar fazën e grupeve. Prandaj të martën do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare”, ka thënë Gasperini. Ndeshje interesante do të zhvillohen edhe në Grupin E. Bayern Muncheni që është lider i grupit, e pret Benficën, kurse Barcelona i shkon Dynamo Kyivit me synim për t’i marrë tri pikët e me shpresë që Benfica mposhtet në Gjermani dhe rrëmben pozitën e dytë.
Grupi E
21:00 Bayern Munchen – Benfica
21:00 Dynamo Kyiv – Barcelona
Tabela
1. Bayern Munchen 9 pikë
2. Benfica 4
3. Barcelona 3
4. Dynamo Kyiv 1
Grupi F
21:00 Atalanta – Manchester United
21:00 Villarreal – Young Boys
Tabela
1. Manchester United 6 pikë
2. Villarreal 4
3. Atalanta 4
4. Young Boys 3
Grupi G
18:45 Wolfsburg – Salzburg
21:00 Sevilla – Lille
Tabela
1. Salzburg 7 pikë
2. Sevilla 3
3. Lille 2
4. Wolfsburg 2
Grupi H
18:45 Malmo – Chelsea
21:00 Juventus – Zenit St. Petersburg
Tabela
1. Juventus 9 pikë
2. Chelsea 6
3. Zenit 3
4. Malmo 0
/Epoka e re/