
Sonte luhet finalja e Europa League, Sevilla dhe Roma përballen në Budapest
31 maj 2023
| 10:29
Sonte zhvillohet finalja e Europa League.
Sevilla dhe Roma do të përballen në Budapest, atje ku kërkojnë trofeun e madh evropian.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, me Sevillan që njihet tradicionalisht si skuadër e këtij kompeticioni, kurse në anën tjetër, Mourinho kërkon një tjetër trofe evropian në krye të Romës, kjo pasi që vitin e kaluar e fitoi trofeun e Conference League.
Acuna, Corona dhe Geye janë mungesat tek skuadra spanjolle, kurse Marash Kumbulla është e vetmja mungesë tek Roma.