Sonte luhet gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës, Reali e pret Atletico Madridin
10 janar 2024
| 13:44
Real Madridi dhe Atletico Madridi sonte (e mërkurë) të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Ndeshja do të nisë nga ora 20:00, e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu”, ku Realit do t’i mungojnë katër lojtarë.
Në mesin e të lënduarve te Reali janë Alaba, Courtois, Lucas Vasquez dhe Militao.
Ndërsa, Diego Simeone nuk do të mund të llogaris në Lemar dhe Vitolo, kurse në dyshim për këtë ndeshje është edhe Barrios.
Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, ku do të ndeshen Barcelona dhe Osasuna.