Sonte luhet ndeshja Kosovë-Greqi

12 qershor 2022 | 10:23

Kosova sonte do të luajë ndaj Greqisë nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të jenë mysafirë të Greqisë në stadiumin ‘Panthessaliko’, ku dje (e shtunë) zhvilluan stërvitjen e fundit.

Nën udhëheqjen e Alain Giresse, Kosova dje ka zhvilluar stërvitjen e fundit dhe është gati për këtë përballje edhe pse ka disa mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimeve apo pezullimit.

Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme do të jetë pa shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kolollit.

Kosovës në tri ndeshjet e muajit qershor ka marr 6 pikë, ku fitoi dy herë (ndaj Qipros dhe Irlandës së Veriut) dhe pësoi humbje pikërisht ndaj Greqisë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool e ka bërë goditje e madhe. Drejtuesit e klubit…