Sonte mblidhet grupi parlamentar i PDK-së, vendosin për ditën e nesërme

14 prill 2025 | 12:49

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka vendosur ende se si do të veprojë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet nesër (e martë).

Deputeti i kësaj partie, Fadil Demaku, ka thënë se qëndrimi përfundimtar do të përcaktohet gjatë një takimi që grupi parlamentar i PDK-së do të mbajë sonte.

“Nuk mundem me dhënë përgjigje, sepse kemi takim sonte në mbrëmje dhe në këtë takim merren gjitha vendimet se si do të veprojë PDK nesër”, ka thënë Demaku për “FrontOnline”.

Ai ka bërë me dije se qëndrimi i PDK-së do të formalizohet pas takimit me grupin parlamentar, ku pritet të diskutohet rreth pjesëmarrjes dhe votimit të mundshëm për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Kemi takim me grupin parlamentar dhe aty e marrim vendimin”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramadan Nishori ka shënuar moment historik, duke u bërë burri…