Sonte mësohen finalistët në Ligën e Evropës

09 maj 2019 | 13:41

Sonte (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet kthyese në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe me këtë rast do të mësohen dy finalistet e këtij edicioni në garën e dytë më të fortë në futboll.

Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit  ka bërë një hap të madh drejt finales së madhe, pasi në ndeshjen e parë ka shënuar fitore ndaj Valencias (3-1). Arsenali ka bërë një hap pas në fundjavë  për t’i mbajtur shpresat për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi luajtur baras ndaj Brightonit (1-1) dhe tash duhet ta kërkojë trofeun e Ligës së Evropës, pasi ai ia siguron në sezonin tjetër pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Nëse triumfon Arsenali në këtë garë, për trajnerin Unai Emery do të ishte trofeu i katërt, për faktin se tri herë e ka fituar me Sevillan. Një vend tjetër në finale mund ta sigurojë edhe skuadra e Chelseat, e cila në ndeshjen e parë ndaj Eintracht Frankfurtit mori barazim (1-1) dhe tash do ta ketë përparësinë e terrenit vendës.

Të enjten takohen:

Valencia – Arsenal                         (1-3)
Chelsea – Eintracht Frankfurt     (1-1)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka thënë se shteti i…