Sonte mësohen finalistet në Ligën e Evropës
09 maj 2024
| 11:23
Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës.
Bayer Leverkuseni pas fitores në sfidën e parë ndaj Romës, me rezultat 2-0, do të kërkoj vulosjen e kalimit në finale të kësaj gare dhe të vazhdojë serinë pa humbje.
Ndërkohë, trajneri Daniele de Rossi nuk pritet të dorëzohet për këtë takim.
Në anën tjetër, Marseille dhe Atalanta u ndanë baras 1-1 në lojën e parë dhe pritet të jetë gjithçka e hapur për sot.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.