
Sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë
Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese në katër përballjet e Ligës së Kampionëve për 1/8 e finales, ku edhe do të mësohen katër skuadrat e para që kualifikohen në çerekfinale.
Vëmendja kryesore është në ndeshjen në mes të Liverpoolit dhe PSG-së.
Në ndeshjen e parë fituan anglezët me rezultat 0-1, por ajo ndeshje ishte dominuar plotësisht nga francezët të cilët assesi nuk arritën të shënonin në portën e Alissonit, i cili pati ndeshjen më të mirë në karrierë.
Tash kampionët e Francës kanë synim që në Angli ta përmbysin rezultatin dhe të kualifikohen në çerekfinale, por “Reds” nuk do të dorëzohet lehtë pasi synon të jetë i suksesshëm si në Premierë Ligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër Bayern Munchen do të ketë punë më të lehtë për ta arritur kualifikimin në çerekfinale, pasi e mposhti Bayer Leverkusenin në ndeshjen e parë me rezultat 3-0.
Shokët e Granit Xhakës nuk janë dorëzuar ende dhe synojnë t’i befasojnë rivalët gjermanë. Interi e pret Feynoordin dhe është në avantazh prej dy golash nga ndeshja e parë, derisa në ndeshjen tjetër Barcelona takohet me Benficën. Përballja e parë në Portugali kishte përfunduar me rezultat 0-1.
Të martën takohen:
18:45 Barcelona – Benfica (1-0)
21:00 Leverkusen – Bayern (0-3)
21:00 Inter – Feynoord (2-0)
21:00 Barcelona – Benfica (1-0)
/Epoka e re/