Sonte mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

16 maj 2023 | 11:27

Një javë pas gëzimit të madh për fitoren në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Interi synon që sonte (e martë) ta përfundojë punën kundër rivalëve të qytetit, AC Milan.

“Nerazzurri” ka dy gola epërsi dhe është më afër ta sigurojë finalen e madhe që zhvillohet muajin e ardhshëm, derisa në anën tjetër as “Rossonerët” nuk do të dorëzohen dhe do ta kërkojnë përmbysjen. Interi nuk pati sezon edhe aq të mirë në Serinë A, por në ndeshjet e fundit po arrin rezultate të mira dhe në përballjen e parë arriti fitore me dy golat e shënuara nga Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan.

Milan Skriniar dhe Joaquin Correa janë dy mungesat e Interit për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, derisa Milani do të jetë pa Junior Messias, Rade Kruniq dhe Ismael Bennacerin.

Lajm i mirë për kuqezinjtë është rikthimi i Rafael Leao. Në fundjavë Interi konfirmoi formën e mirë ku fitoi ndaj Sassuolos me rezultat 4-2. Tash kjo skuadër renditet në pozitën e katërt me 66 pikë, një pikë më shumë se Milani. Kuqezinjtë pësuan humbje nga Spezia me rezultat 2-0. Fituesi nga kjo ndeshje në finalen e Stambollit përballet me fituesin e ndeshjes Manchester City – Real Madrid, e cila zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Formacionet e mundshme:

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Dzeko.

Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Tonali, Pobega; Diaz, Leao, Saelemaekers; Giroud.

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me…