Sonte mësohet kampionia e Kosovës në basketbollin e femrave

11 prill 2023 | 15:20

Bashkimi dhe Prishtina sonte zhvillojnë ndeshjen e pestë finale në kuadër të Play-off-it me ç’rast fituesja e sotme do të shpallet edhe kampion.

Rezultati aktual në seri është 2:2. Bashkimi kishte fituar ndeshjen e parë më rezultat 92:76, për të barazuar Prishtina në lojën e kthimit serinë me shifrat 79:66. Prizrenaset fitoren e tretë e arritën me vetëm një pikë dallim, 70:69, ndërsa në lojën e katërt, vajzat e Prishtinës bindshëm ishin më të mira, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat final 67:42.

Prizrenaset duan trofeun e shtatë të titullit të kampionit, kurse prishtinaset të 12-tin në histori të klubit.

Sfida do të zhvillohet në Therandë në Palestrën “13 Qershori” nga ora 20:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal…