Sonte miqësorja Kosova – Shqipëria
26 korrik 2019
| 14:11
Basketbollistët e Kosovës sot nga ora 10:00 kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë, derisa në mbrëmje nga ora 19:00 do të përballen me Shqipërinë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Sonte është miqësorja e parë, derisa të shtunën do të zhvillohet miqësorja e dytë nga ora 18:00, po ashtu në Prishtinë. Ndeshjet zhvillohen me dyer të mbyllura, përveç medieve të interesuara.
Më parë Kosova ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim. Këto përballje janë shumë të rëndësishme në përgatitjet për sfidat parakualifikuese për “Eurobasket 2021”. “Dardanët” janë në një grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, ku fituesi i grupit kualifikohet tutje.