Sonte mund të vendoset kampioni i ri i Spanjës
19 mars 2023
| 10:04
Barcelona dhe Real Madridi sonte do të përballen në kuadër të javës së 26 në La Liga.
“El Clasico” do të zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 21:00.
Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe edhe për faktin se mund të vendosë shumëçka sa i përket titullit të kampionit.
Barcelona prin në tabelë me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kampionat, që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, u fitua nga “Los Blancos” me rezultatin 3:1.
Barcelona dhe Real Madridi janë takuar edhe dy herë të tjera këtë sezon. Të dyja ndeshjet u kanë takuar katalunasve.
Barça fitoi 1:3 në finalen e Superkupës së Spanjës, si dhe 0:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.