Sonte mund të vendoset titulli në basketboll
23 maj 2018
| 12:56
Ndeshja e katërt finale në Superligën e Kosovës në basketboll në mes të Bashkimit dhe Prishtinës zhvillohet sonte (e mërkurë) nga ora 21:00.
Kjo ndeshje është me rëndësi të madhe, pasi mund ta vendosë edhe titullin e kampiones. Skuadra prizrenase që luan në rolin e skuadrës vendëse, në rast se shënon fitore, do ta festojë titullin e kampiones, pasi aktualisht kryeson 2-1 në serinë finale, dhe skuadra që arrin e para tri fitore shpallet kampione.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)