Sonte mund të vendoset titulli në Superligën e Femrave
Sonte (e hënë) do të zhvillohet ndeshja e katërt e “play-off”-it në EBC Ligën e Femrave ndërmjet Penzës dhe Bashkimit. Skuadra prizrenase është në epërsi 2:1.
Nëse fiton këtë përballje do të stoliset me titullin e kampionit, kurse nëse fiton Penza do të zhvillohet edhe ndeshja e pestë. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e EBC Ligës së Femrave. Takimin e parë e fitoi skuadra pejane 63:84, kurse në dy ndeshjet e tjera fituan vashat prizrenase 65:70 dhe 74:63.
Sfidat finale ishin mjaft interesante dhe kështu pritet edhe të hënën mbrëma. Në garat e rregullta, këto dy skuadra u përballën katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe një herë Penza. Bashkimi ishte edhe në finale të Kupës, ku u mund nga Prishtina. Ndeshja Penza – Bashkimi zhvillohet të hënën nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në “ArtMotion” dhe “Kujtesa”.