Sonte, nata e fundit e Sunny Hill Festival
07 gusht 2022
| 08:34
Sonte është nata e fundit e festivalit të muzikës Sunny Hill, festival ky që për katër ditë priti artistë nga e gjithë bota në Prishtinë.
Sunny Hill edhe këtë herë është mbajtur në Parkun e Gërmisë.
Në skenën e këtij festivali u ngjitën Dua Lipa, që është edhe organizatore e tij, artisti kolombian J. Balvin, Mahmood, Azet e Zuna Skepta e Diplo, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Ghetto Geasy dhe shumë të tjerë.
Mbi 20 mijë adhurues të muzikës morën pjesë në këtë festival.