Sonte ndahet çmimi ‘Topi i Artë’
Sonte do të merret vesh se kujt do t’i takojë çmimi “Topi i Artë”.
Në garë janë tre emra: Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Bëhet e ditur se sipas organizatorëve gara është shumë e ngushtë. Treshja pretendente janë shumë afër me vota nga njëri-tjetri.
“Këtë vit është ngushtë… është shumë, shumë ngushtë”, tha kryeredaktori i “France Football” Vincent Garcia.
Pyetja kryesore e natës është:
“A do të thellojë Messi rekordin e lojtarit që ka fituar më shumë këtë çmim, apo do të zgjerohet familja e madhe e fituesve?”.
Lionel Messi, e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Erling Haaland, e udhëhoqi Manchester Cityn në kurorën e trefishtë (Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve). Ndërkaq, Kylian Mbappe, shënoi një hat-trik në finalen e Botërorit për Francën, pavarësisht se nuk u kurorëzua kampione, dhe fitoi Këpucën e Artë në Kampionatin Botëror. Ceremonia zyrtare do të mbahet në Theatre du Chatelet në Paris.