Sonte ndeshja Kerasan Prishtina-Sigal Prishtina
Xhiroja e XXIV në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të startoj sot me ndeshjen që do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Sigal Prishtinës. Ky takim do të zhvillohet nga ora 19:30.
Ndërkaq të shtunën në program janë dy takime të tjera, Golden Eagle Ylli-Trepça (19:00) dhe Bashkimi-Rahoveci (19:30). Në të dyja këto ndeshje pritet rivalitet i madh dhe varësisht nga rezultatet, skuadrat do të jenë më afër kuptimit se nga cilat pozita do të startojnë në “play-off” apo edhe a do të hyjnë në “play-off”.
Të dielën në Pejë është takimi i fundit i kësaj xhiroje, ai në mes Pejës dhe Boreas që do të luhet në “Karagaçi” duke filluar nga ora 17:30.
Të dyja ekipit pritet të japin maksimumin për të shënuar fitore, e cila edhe do t’i jepte shpresë për t’i ikur “play-out”-it.