Sonte ndeshja kthyese Klaksviku – Ballkani

11 gusht 2022 | 11:33

Skuadra e Ballkanit sonte e zhvillon ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Klaksvikut.

Kampioni i Kosovës do të mundohet ta ruajë epërsinë prej një goli që e arriti në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë (3-2).

Skuadra nga Suhareka synon kualifikimin në “play-off”, ku i pret skuadra e Shkupit.  Ballkani është i vendosur të shkojë sa më larg në këtë garë, e pse jo, ta shkruajë historinë duke e prekur edhe fazën e grupeve.

Ndeshja ndërmjet Klaksvikut dhe Ballkanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një foshnje është gjetur pa shenja jete në fshatin Serbobran…