Sonte ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Evropës
Skuadra favorite në Ligën e Evropës, Manchester United, e pret skuadrën e Romës në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale.
Unitedi në çerekfinale e mposhti Granadën me rezultat të përgjithshëm 4-0 dhe tash synon që të marrë fitore në ndeshjen e parë në “Old Trafford” në mënyrë që të ketë me të lehtë ndeshjen kthyese në kryeqytetin italian. Në anën tjetër Roma e eliminoi Ajaxin me rezultat të përgjithshëm 3-2 dhe tash synon që të bëjë të njëjtën gjë edhe me Unitedin, por normalisht se kundërshtari i radhës është më i fuqishëm.
“Është një sfidë e madhe, herët a vonë duhet të përballeshim me një ekip të shkëlqyeshëm. E kemi nisur Ligën e Evropës me mentalitet fituesi dhe duke menduar të çojmë trofeun në fund. Roma, gjithashtu, kërkon të fitojë. Ai nuk ka ardhur këtu për t’u argëtuar. Ne duhet të tregojmë se e duam trofeun më shumë se ajo”, ka thënë mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Mungesat e Romës në këtë ndeshje janë Gianluca Mancini, Pedro dhe Nicolo Zaniolo, derisa në anën tjetër Unitedit i mungojnë Anthony Martial dhe Phil Jones. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale në Spanjë takohen, Villarreali dhe Arsenali. Të dyja këto skuadra e kanë synim kualifikimin në finalen e madhe. Villarreali në çerekfinale e eliminoi Dinamo Zagrebin me rezultat të përgjithshëm 3-1, kurse Arsenali e eliminoi Slavian e Pargës me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Të enjten takohen:
21:00 Manchester United – Roma
21:00 Villarreal – Arsenal
/Epoka e re/