![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/astrit-dehari_1552150847-2625011-600x347-1.jpg)
Sonte ndizen qirinj në kujtim të Astrit Deharit
05 nëntor 2021
| 08:25
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes do të ndizen qirinj në shenjë kujtimi për jetën dhe veprën e aktivistit Asdtrit Dehari, në 5-vjetorin e vdekjes së tij.
Në njoftim bëhet e ditur se kjo do të bëhet në orën 20:00, në ballkonet e shtëpive dhe banesave.
“Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin nga 5 qirinj në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari. (Ora 20:00)”, thuhet në njoftim.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/252509597_10157948519757000_7706540403701861896_n-589x600.jpg)
Po ashtu, gjatë ditës së sotme do të ketë homazhe te varri i Deharit, do të dhurohet gjak dhe do të mbahet akademi përkujtimore.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit.