Sonte ndizen qirinj në Prishtinë në nderim të avokatit të Kadri Veselit
12 dhjetor 2023
| 17:06
Andrew Strong, njëri nga avokatët e Gjykatës Speciale në Hagë është ndarë nga jeta të hënën.
Gjendja shëndetësore në ditët e fundit të jetës së tij ishte përkeqësuar dhe fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Strong ishte njëri nga avokatët e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në Gjykatën Speciale në Hagë, teksa ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës edhe të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në nderim të tij sonte (e martë) tek Teatri Kombëtar i Kosovës në orën 18:00 do të ndizen qirinj. Ky aktivitet është organizuar nga grupi “Liria ka emër”.