Sonte në Deçan protestohet për Donjeta Pajazitajn
07 qershor 2023
| 13:23
Shoqëria civile do të mbajë sot një protestë në Deçan për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt.
Pajazitaj ishte vrarë më 2015 teksa po shkonte në punë. “Shoqëria civile në Deçan organizon protestë me simbolikën e ndezjes së qirinjve në ndërgjegjësimin e institucioneve për zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitaj”, bëhet e ditur në faqen “Deçani” në Facebook.
Protesta do të mbahet sot në qendër të qytetit, nga ora 20:00. Naser Pajazitaj, fillimisht ishte dënuar për këtë vrasje, mirëpo më pas ishte liruar nga akuzat.