Sonte në Doha të Katarit hidhet shorti në futbolli për Kupën Arabe 2021
Përgatiti: Elmedina Ismajli
Të organizuar nga FIFA dhe me pjesëmarrjen e 23 ekipeve arabe, salla e Operës në fshatin Kulturor Katara të Dohas pret sonte shortin e Kupës Arabe 2021.
Për këtë ngjarje dje arriti në Doha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, Sheik Salman bin Ibrahim Al Khalifa, President i AFC-së, një numër anëtarësh të Federatës Ndërkombëtare dhe federatave nga Azia dhe Afrika, si dhe personalitete të tjera të ftuara.
Gjithashtu katër legjendat e FIFA-s do të marrin pjesë në shortin e turneut si: Wael Gomaa nga Egjipti, Nawaf Al-Tamyat nga Arabia Saudite, Haitham Mustafa nga Sudani dhe Yunus Mahmoud nga Iraku, së bashku me Manolazubira, drejtorin e garave të FIFA-s.
Përderisa delegacionet e ekipeve arabe vazhdojnë të mbërrijnë në Doha ato me masa të rrepta po i nënshtrohen protokollit shëndetësor të miratuar nga komiteti organizues në bashkëpunim me FIFA-n dhe Ministrinë e Shëndetit Publik, Katari dhe shtetet tjera arabe pjesëmarrëse të Kupës Arabe 2021 janë nën ethe për fatin e ekipeve të tyre që do të dalin nga shorti sonte.
Kjo ngjarje po pritet mjaft me entuziazëm te të gjithë e në vejanit për shtetin e Katarit pasi kampionati arab do të organizohet në të njëjtën kohë nga 1 deri më 18 dhjetor kur edhe vitin e ardhshëm do të mbahet Kupa e Botës FIFA 2022. Andaj kjo i jep mundësinë shtetit të Katarit të përcaktojë gatishmërinë e saj dhe të rrisë ekspertizën e komiteteve të ndryshme me përdorimin e 6 stadiumeve të reja të përgatitura enkas për kupën e botës 2022, e cila mbahet në Katar, dhe njëherit është hera e para që mbahet Kupa Botërore FIFA 2022 në historikun e botës arabe.
Po ashtu sonte për shortin e kupës arabe interesim të madh kanë shfaq edhe shumë medie të botës, këtë po e dëshmon një mbulim i gjerë mediatik nga agjencitë e ndryshme arabe dhe ndërkombëtare të lajmeve, përveç kanaleve televizive, në krye të të cilave do të jetë beIN Sports, i cili do të transmetojë ceremoninë e shortit.
Gjithashtu FIFA dhe Komiteti Suprem do të transmetojnë ngjarjet e shortit në llogaritë e tyre zyrtare në mediat sociale për të arritur numrin më të madh të ndjekësve në të gjithë botën arabe dhe në botë.