Sonte në Ferizaj Fahredin Spahija çel ekspozitën e fotografive nga cikli nudo
Në Galerinë e Arteve në Ferizaj, sot, me fillim nga ora 19:00, hapet ekspozita e mjeshtrit të fotografisë, Fahredin Spahija.
Ekspozita “S’du me t’pa, du me t’ndie” shfaq 60 fotografi, shumica nga cikli i nudove, të realizuara gjatë 20 vjetëve të fundit.
“Një përzgjedhje e vështirë, por e veçantë kur kemi parasysh opusin e tij krijues dhe faktin se sa vëzhgues dhe kërkues është autori, çdo ditë dhe në çdo situatë – qoftë nëse pamja varet nga të tjerët, nga rrethanat apo nga vetë ai”, ka thënë ndër të tjera për këtë ekspozitë, kuratori Agron Shala.
Spahija i mbetet besnik formave tradicionale të realizimit të artit fotografik. Gjithçka në ekspozitë shmanget nga aplikacionet kompjuterike. Spahija shmang edhe dritën artificiale dhe kushtet e studios. Pra, kemi të bëjmë me dritëshkronjë