Sonte në mesnatë, afati i fundit për nënshkrimin e Ligjit të Pagave nga Presidenti
Pas pak orësh, përfundon afati ligjor për nënshkrimin e Ligjit të Pagave nga ana e Presidentit të Kosovës.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi e ka konfirmuar se afati ligjor për nënshkrimin e këtij ligji përfundon në mesnate, dhe se deri në përfundim të orarit nuk kanë marrë asnjë shkresë nga Presidenti Thaçi.
Kushtetuta e Kosovës parasheh që ligji hyn në fuqi, nëse Presidenti as nuk e kthen e as nuk e nënshkruan. Kjo ndodhë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare.
Kushtetuta e Kosovës, Neni 80 – Miratimi i Ligjeve ndër të tjera thotë se “Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”.
Ligji është paraparë të hyjë në fuqi 9 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare./KTV