Sonte në ‘Minatori’ vendoset titulli i kampionit në basketboll
“Ajka për në fund”. Edicioni 2022-23 në Prince Caffe Superligë do të përmbyllet me superderbin ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Kjo është finalja e pestë e “play-off”-it dhe do të vendosë se kush do të shpallet kampion. 2:2 është seria finale, ndërsa të dyja skuadrat e duan titullin pas një dekade. Edicioni po përmbyllet me supersfidë, ndërsa ka qenë një nga më interesantit në vitet e fundit, kurse interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, sidomos gjatë garave shtesë. Në katër takimet finale mitrovicasit dhe pejanët kishin fituar si vendas.
“Xehetarët” fituan 94:86 dhe 97:90, kurse “verdhezinjtë” fituan 107:79 dhe 87:83. Të enjten mbrëma nga ora 20:00 palestra “Minatori” pritet të jetë e stërmbushur, ashtu si ka qenë në pjesën më të madhe të këtij edicioni, ndërsa përveç kampionit do të vendoset se kush do të shpallet MVP. Mitrovicasit për herë të fundit ishin shpallur kampionë më 2012, kurse pejanët një vit më vonë, 2013.
Në këtë edicion mitrovicasit fituan Kupën, kurse pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike. Për të depërtuar deri në finale, Trepça kishte eliminuar Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin.
Kampionët e Kosovës ndër vite
1990-91 Prishtina
1991-92 Trepça
1992-93 Peja
1993-94 Peja
1994-95 Peja
1995-96 Peja
1996-97 Drita
Kampionët e pasluftës (M)
1999-2000 Trepça
2000-01 Trepça
2001-02 Prishtina
2002-03 MEB Prishtina
2003-04 Kastrioti (LPBK Dukagjini)
2004-05 Mabetex
2005-06 Sigal Prishtina
2006-07 Sigal Prishtina
2007-08 Sigal Prishtina
2008-09 Sigal Prishtina
2009-10 Sigal Prishtina
2010-11 Sigal Prishtina
2011-12 Trepça
2012-13 Peja
2013-14 Sigal Prishtina
2014-15 Sigal Prishtina
2015-16 Sigal Prishtina
2016-17 Sigal Prishtina
2017-18 Bashkimi
2018-19 Z Mobile Prishtina
2019-20 i ndërprerë (COVID-19)
2020-21 Golden Eagle Ylli
2021-22 Golden Eagle Ylli
2022-23 ?