
Sonte në Prishtinë, “El Clasico” e basketbollit kosovar
23 mars 2025
| 11:27
Java e 25-të e Superligës në basketboll mbyllet sonte me dy superndeshje që i sjell në transmetim ekskluzivisht platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Vëmendja është në kryeqytet, ku zhvillohet superndeshja, “El Clasico” e basketbollit kosovar Prishtina-Trepça.
Loja luhet në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” me fillim nga ora 20:00, dhe transmetohet në kanalin Sport 2.
Kurse, në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet ndeshja mes Prizrenit dhe Vëllaznimit dhe nis po ashtu nga ora 20:00.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 6 të Artmotion.