Sonte nëntë ndeshjet tjera në Ligën e Kampionëve
Nëntë ndeshjet tjera të rrethit të dytë në Ligën e Kampionëve zhvillohen sonte (e mërkurë), dy ndeshje zhvillohen nga ora 18:45 dhe shtatë tjera zhvillohen nga ora 21:00.
Ndeshja me interesante e kësaj nate pritet të jetë ajo mes RB Leipzig dhe Juventusit. Pas humbjes me një gol të vonshëm në ndeshjen hapëse, RB Leipzig do të synojë fitoren e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve, kur Juventusi i pamposhtur do t’i vizitojë të mërkurën në mbrëmje. Skuadra e Bundesligës u mposht në fund të ndeshjes nga Atletico Madridi (2-1), kurse “Zonja e Vjetër” triumfoi ndaj kampionit holandez PSV Eindhoven (3-1).
Mirëpo, Leipzig së fundmi e mposhti Augsburgun me rezultat bindës 4-0 dhe tash është më motiv maksimal për ndeshjen e dytë në garën më të fortë në futboll. Ylli i Leipzig, Benjamin Sesko është i bindur se mund t’i hapin probleme Juventusit: “Çdo ndeshje jep motivim, por Juventusi dhe futbolli italian në përgjithësi janë të famshëm për soliditet në mbrojtje. Bardhezinjtë janë të fortë në këtë drejtim, por edhe të paparashikueshëm në sulm. Megjithatë, ne i kemi idetë e qarta dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për t’i dëmtuar”. Juventusi po tregon formë të mirë, pas fitores ndaj PSV-së luajti baras me Napolin dhe në fundjavë e mposhti Genoan (3-1).
Ndërsa kampioënt në fuqi të kësaj gare, Real Madrid do të kenë punë me skuadrën e Edon Zhegrovës, Lille ku edhe llogariten favorit për fitore. Favorit pritet të jetë edhe Bayern Munchen që do të luajë në Angli ndaj Aston Villës, kurse edhe me letë pritet ta ketë skuadra e Juventusit që do të përballet me Bolognan. Arber Hoxha dhe Arian Ademi me Dinamo Zagrebin do të presin Monacon, kurse Berat Gjimshiti me Atalantën i shkon Shakhtar Donetsk.
Të mërkurën takohen:
18:45 Girona – Feyenoord
18:45 Shakhtar Donetsk – Atalanta
21:00 Aston Villa – Bayern Munchen
21:00 Benfica – Atletico Madrid
21:00 Dinamo Zagreb – Monaco
21:00 Lille – Real Madrid
21:00 Liverpool – Bologna
21:00 Leipzig – Juventus
21:00 Sturm Graz – Club Brugge