Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet

08 qershor 2020 | 11:44

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se nga sonte në orën 19:00 do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet.

Me këtë rast, kjo komunë ka lutur qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm.

“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”.

“Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve…