Sonte nis numërimi i 1 806 pakove me fletëvotimeve nga diaspora
05 nëntor 2019
| 17:28
Gjykata Supreme ka marrë vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe të 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora.
Pas këtij vendimi të Supremes do të nis edhe numërimi i këtyre votave.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë Elezi.