
Sonte numrat e Z-Mobile kalojnë në platformën e Valës
27 nëntor 2019
| 15:25
Vala përmes një komunikate për media, përmes Departamentit për Relacion me Publik, njofton se sonte në orën 00:00, do të mbahet ceremonia zyrtare e kalimit të të gjithë numrave Z-MOBILE në platformën e VALA-së.
“Ngjarja do të organizohet në ndërtesën kryesore të Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Këtë vendim më herët e kishte marrë Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).