Sonte përballen Bashkimi e Vëllaznimi

22 shtator 2024 | 09:38

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me një super sfidë mes Bashkimit dhe Vëllaznimit.

Kjo sfidë luhet në kuadër të xhiros së dytë të basketbollit kosovar. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Vëllaznimi e ka nisur sezonin mjaft mirë duke mposhtur Pejën në javën e parë. Kurse, Bashkimi nuk ka luajtur pasi pati kundërshtar Trepçën e cila mori pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, andaj sfida ishte shtyrë.

Sfida mes Bashkimit e Vëllaznimit fillon nga ora 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra izraelitë dolën sërish në rrugë në Tel Aviv të…