Sonte përballen Chelsea – Real dhe Villarreal – Bayern

06 prill 2022 | 11:30

Chelsea dhe Real Madridi do ta zhvillojnë përballjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve në “Stamford Bridge”.

Skuadra e Thomas Tuchel u kualifikua në këtë fazë, pasi mposhti kampionët e Ligës 1 me rezultat të përgjithshëm 4-1, ndërsa skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti bëri një rikthim sensacional kundër Paris Saint-Germain dhe u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Chelsea ka pasur një ecuri fantastike, por në fundjavë u mposhtë nga Brentfordi (4-1), derisa Real Madridi e mposhti Celta Vigon me rezultat 1-2 në kuadër të La Ligës. Në këtë ndeshje Chelsea do të jetë pa mbrojtësin Ben Chilwell dhe mesfushorin Callum Hudson-Odoi, në anën tjetër Reali do të ketë mungesën e Eden Hazardit, kurse në dyshim është Luka Joviq. Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Villarrealit dhe Bayern Munchenit.

Villarreali është gati ta vazhdojë befasinë në Ligën e Kampionëve. Pasi e eliminoi skuadrën e Juventusit, do të mundohet të bëjë të njëjtën gjë edhe me Bayern Muchenin, ani pse skuadra gjermane është favorite në letër. Bayerni e eliminoi Red Bull Salzburgun për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz, Pulisiq.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modriq; Asensio, Benzema, Vinicius Junior.

Villarreal: Rulli; Aurier, Albiol, Torres, Estupinan; Pino, Parejo, Capoue, Trigueros; Danjuma, Moreno.
Bayern Munchen: Neuer; Pavard, Sule, Upamecano, Hernandez; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punësimi i mbi 100 personave në Korporatën Energjetike të Kosovës…