Sonte përballen Deçani – Trepça
Sot (e premte) dhe nesër (e shtunë) luhen ndeshjet e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Ndeshja e parë është të premten nga ora 19:00, ndërsa vë përballë Deçanin e Trepçën. Skuadra mitrovicase vlerësohet favorite. Ndërkohë gjithë vëmendja do të jetë në Ferizaj, ku të shtunën nga ora 19:00 zhvillohet derbi i madh në mes të Kastriotit dhe Rahovecit.
Bëhet fjalë për dy prej skuadrave që synojnë trofetë e këtij edicioni garues. Rahoveci është i pandalshëm këtë edicion. Ka fituar të gjitha 16 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 32 pikë. Por “vreshtarët” pritet të sfidohen seriozisht në palestrën “Bill Clinton” të shtunën mbrëma. Kastrioti ka bërë përforcime të shumta në afatin kalimtar të janarit dhe ka shpallur kandidaturën për titull kampioni.
Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe dramatike deri në fund. Të shtunën janë edhe dy ndeshje të tjera. Vushtrria e Prishtina takohen nga ora 15:00 në kryeqytet, ndërsa Vëllaznimi dhe Besa Famgas luajnë prej orës 19:00 në Gjakovë.