Sonte përballen Kosova U21 – Shqipëria U21

13 nëntor 2020 | 11:52

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para përballjes me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, e cila zhvillohet sonte (e premte) në orën 19:00.

Atmosfera në kampin e “dardanëve” të rinj është shumë e mirë dhe dueli i nesërm pritet me optimizëm të madh për sukses. Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje në vend të Destan Bajselmanit, Alban Ajdinit dhe Donat Rrudhanit ka ftuar Ramiz Bytyqi, Almir Kryeziu dhe Valmir Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Gjimnastikës e Kosovës me rastin e festave të…