Sonte përballen Peja – Bashkimi

08 shkurt 2024 | 10:56

Xhiro e 21-të në Prince Caffe Superligë do të fillojë sonte (e enjte) më ndeshjen Pejës dhe Bashkimit, derisa dy ndeshje tjera do të zhvillohen të premten dhe një të shtunën.

Kjo javë pritet të jetë interesante, pasi janë ndeshjet e fundit në elitë para ndeshjeve në garën e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll. Ky turne zhvillohet nga 13 deri më 17 shkurt në Gjakovë. Peja që është kampion në fuqi në basketbollin kosovar është favorit në përballje me skuadrën e bashkimit, derisa momentalisht zë vendin e dytë në tabelë me pesëmbëdhjetë fitore e pesë humbje, derisa klubi prizrenas renditet në vendin e gjashtë me shtatë fitore e trembëdhjetë humbje. Nesër (e premte) zhvillohen dy ndeshje nga ora 19:00. Përballje interesante do të jetë mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, vendit të parë, përkatësisht të katërt në renditje. Mitrovicasit janë liderë me 18 fitore e dy humbje, kurse therandasit kanë 12 fitore e tetë humbje.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Proton Cable Prizreni dhe Istogut. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje, kurse istogasit të fundit me vetëm një fitore e 19 humbje. Ndeshja e fundit për këtë xhiro është ajo mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës.

“Kuqezinjtë” e Gjakovës renditen në vendin e pestë me nëntë fitore e njëmbëdhjetë humbje, derisa “bardhekaltrit” në vendin e tretë me trembëdhjetë fitore e shtatë humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 21

Të enjten takohen:
19:00 Peja – Bashkimi

Të premten takohen:
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu

Të shtunën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme në Malishevë, janë vjedhur stoli e…