Sonte përballen Trepça – Bashkimi, nesër zhvillohen dy ndeshja të tjera

09 prill 2022 | 12:26

Xhiroja e 26 në Art Motion Superligë është hapur me ndeshjen në mes të Yllit dhe Dritës, ku fitues kanë dalë therandasit, duke regjistruar fitoren e 20.

Ndërsa sot do të zhvillohet ndeshja e rivalëve të vjetër në mes të Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e shtatë me dhjetë fitore e 15 humbje.

Ndeshje shumë interesante pritet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Pejës, vendit të katërt, përkatësisht të tretë. Prizrenasit kanë 15 fitore e dhjetë humbje, ndërsa pejanët 16 fitore e nëntë humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese, me të dyja skuadrat që synojnë një pozitë sa më të lartë në garat e rregullta.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, skuadrës së gjashtë, përkatësisht të pestë në renditje. “Vreshtarët” kanë 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit 12 fitore e 13 humbje.

SUPERLIGA – Java 26

Të shtunën takohen:
20:30 Trepça – Bashkimi

Të dielën takohen:
17:00 Prizreni 16 – Peja
20:30 Rahoveci – Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova (Femrat) e ka nisur me humbje nga Rumania 51:74…