Sonte përballen Vushtrria – Gjakova e Re, nesër derbi Bora – Borea
09 nëntor 2023
| 14:51
Të enjten dhe të premten do të zhvillohet xhiroja e tetë në Ligën e Parë të Meshkujve.
Derbi do të zhvillohet mes Bora-s dhe Borea-s, dy skuadrat që janë në vendet e para në këtë rang garash. Prishtinasit kanë gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, kurse pejanët kanë pesë fitore dhe dy humbje. Kjo shihet përballja kryesore e kësaj xhiro.
Takimi i parë i xhiros është ndërmjet Vushtrrisë dhe Gjakovës së Re. Vushtrriasit kanë katër fitore e dy humbje, kurse skuadra nga Gjakova një fitore e pesë humbje.
Sfidë interesante shihet edhe mes Kosovarit dhe New Basket, ku të dy skuadrat kanë nga katër fitore e dy humbje.
Java 8 – Liga e Parë e Meshkujve
E enjte
19:00 Vushtrria – Gjakova e Re
E premte
18:00 Kosovari – NEW Basket
19:00 Bora – Borea