
Sonte përballen Vushtrria – Prishtina, nesër Kastrioti – Rahoveci
19 shkurt 2025
| 11:35
Me ndeshjen Vushtrria-Prishtina hapet xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kjo ndeshje zhvillohet sonte (e mërkurë) nga ora 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.
Është përballje e skuadrave të mesit të tabelës. Prishtina renditet e katërta me 17 pikë, ndërsa Vushtrria është e pesta me 10 pikë.
Derbi i xhiros mes Kastriotit e Rahovecit zhvillohet të enjten nga ora 18:30 në palestrën në Lipjan. Rahoveci është lider me 34 pikë. Ka fituar të gjitha 17 ndeshjet e deritashme. Kastrioti renditet i treti me 24 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Nga ora 19:00 është takimi Trepça-Besa Famgas, ndërsa ndeshje tjetër e xhiros së 18-të është ajo mes Vjosës dhe Llapit.